
Ditën e sotme skuadrat e Superiores do të rikthehen në fushë për të nisur përgatitjet për sezonine ri. Kështu edhe Bylisi u ka dhën fund pushimeve dhe ditën e sotme skuadra do të kthehet në fushën e blertë.
Është parashikuar që stërvitja e parë ditën e sotme të bëhet në orën 19:00, ku të gjithë lojtaret që janë pjesë e ballshiotëve edhe për sezonin e ri do të grumbullohen për të nisur përgatitjet për Superioren.
Një nga dilemat e mëdha që kanë drejtuesit është çështja e trajnerit. Skuadra do të zbresë nëfushë pa një timonier, ku drejtuesit brenda kësaj jave duhet të vendosin pikat mbi “i” se kush do të drejtojë ballshiotët në Superiore.
Gjithashtu në këtë sezon skuadra nga Ballshi do të kthejë fokusin nga akademia, ku lojtarë të moshave U-21 dhe U-19 do të jenë pjesë e planeve të ekipit.