Dinamo po u jep fund përgatitjeve për sfidën me Egnatian. “Blutë” e nisin rrugëtimin e këtij sezoni ndaj kampionëve në “Elbasan Arena”, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 20:00.
Një sfidë e rëndësishme për dinamovitët, me Dritan Mehmetin që kërkon ta nisië me këmbën e mbarë këtë sezon në Superiore. Pikërisht trajneri për këtë duel me shumë gjasa do të hedhë në fushë 3 lojtarë të rinj që janë transferuar gjatë merkatos së verës.
Kështu pritet që një fanellë titullari të marrë Bruno Dita, mateo Muzek dhe Peter Itodo Mandela. Ndërkohë Dejvi Bregu duhet të presë për të veshur në fanellë titullari. Vlonjati ende nuk është gati ëpr të zbritur nga minuta e parë dhe për këtë Mehmeti ka vendosur që ta ketë në stol.
Formacioni i mundshëm:
Dinamo: Sali, meksi, Hoxha, Muzek, Lorran, Gudiabi, Dita, Qefalija, Zabërgja, Vila, Mandela. Trajner: Dritan Mehmeti.