Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

BOSHATISET Tirana/ Shkon në 11 numri i të larguarve, 5 futbollistë të tjerë ndajnë rrugët me kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
BOSHATISET Tirana/ Shkon në 11 numri i të larguarve, 5
Tirana

Kjo periudhë për Tiranën është ndër të më të “errëtat” në historinë e kryeqytetasve. Nga bardheblutë vazhdojnë largohet dhe ndryshimet janë të shumta.

Mësohet se 5 futbollistë të tjerë janë larguar nga Tirana. Alfred Mensah, Abel Abah, Mahamadou Dembele, Victor Fernandez dhe Georgios Valerianos, ku të 5 lojtarët dhe klubi kanë prishur me marrëveshje bashkëpunimin mes tyre.

Asnjëri prej futbollisëve nuk është para si pjesë e planit të stafit dhe në këtë mënyrë klubi ka vendosur të ndërpresë kontratën me ta dhe duke hapur kështu “vendet” për transferime të tjera cilësore në muajin janar.

Ndërkohë vlen të theksohet se 5 futbollistët e lartpërmendur nuk janë të vetmit e larguar, pasi siç dihet më parë kanë ndarë rrugët me kryeqytasit edhe Ian Soler, Tsone Patsatsia, Eliton Junior, Leon Kozi, Aldo Gjumsi dhe Hajrulla Tola. Një “eksod” largimesh, duke bërë që ekipi të “boshatiset” në prag të merkatos, ku padiksutim synimi do të jetë më pas përforcimi i skuadrës dhe qëllimi kryesorë mbijetesa në elitë.  

Poll

Lexo gjithashtu