
Tirana do të luajë ndeshjen e parë të Superiores ndaj Laçit në transfertë më 18 gusht. Bardheblutë vijojnë fazën përgatitore të dytë në Pogradec ku po zhvillojnë edhe disa teste miqësore, e rradhës sot ndaj Burrelit.
Trajneri Bledi Shkëmbi, së bashku me stafin e tij, po përgatisin ekipin për ndeshjen e parë të kampionatit. Siç duket, ky sezon do të nisi me probleme për trajnerin korçar. Plot 3 titullar janë në rrezik për sfidën ndaj kurbinasve për arsye fizike.
Kapiteni Florjan Përgjoni u dëmtua në gju në miqësoren me Skënderbeun dhe prej 1 jave është pushim. Edison Kola është mbrojtësi tjetër që nisi titullar ndeshjet europiane, por u dëmtua në miqësoren ndaj Bylisit. I fundit është mesfushori Jordi Jaku i cili ka mbingarkesë fizike nga stërvitja.
Lojtarët janë nën vëzhgimin e mjekëve të cilët po punojnë për t’i rikthyer në kohë në gjendjen e duhur fizike. Në rast se nuk ia dalin, alternativat respektive janë Qëndrim Ismajli për Përgjonin, Dembele për Kolën dhe Hajrullah Tola për Jakun.