Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Biletat për gjysmëfinalen e “Final – Four”, Vllaznia njoftim të rëndësishëm për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Biletat për gjysmëfinalen e “Final – Four”, Vllaznia
Egnatia - Vllaznia

Gjysmëfinalja e dytë e “Final – Four” do të luhet ditën e dielë mes Egnatias dhe Vllaznisë në "Air Albania" në orën 20:00. Shkodranët  luftuan deri në javën e fundit mes tyre për vendin e dytë në kampionat, por në fund iu takoi demave.

Shkodranët ndaj rrogozhinasve u bën puë vetëm fitorja, pasi në rast barazimi pas 90 minutash do të kualifikoheshin "djemtë e Edlir Tetovës, si skuadra e renditur më mirë në Superiore. Në këto kushte kuqeblutë kërkojnë mbështetjen e tifozëve për të bërë të mundur edhe kalimin në finalen e madhe.

Kështu drejtuesit kanë bërë një njoftim të rëndësishëm për mbështetësit e skuadrës 5 ditë para duelit me Egnatia. Të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga afër skuadrën e tyre të zemrës, biletat tashmë mund t’i blejnë edhe në Shkodër  te biletaria e stadiumit “Loro Boriçi”.

“????Ë ????Ë????????????????????????!

???????????????????????????? ???? ???????????????????????????????? ????????????????????????????- ???????????????????????????????? ???????????????????????? edhe ????ë ????????????????????ë????

Të nderuar sportdashës!

Ju bëjmë me dije se duke filluar nga sot pasdite, biletat per ndeshjen gjysmëfinale Egnatia - Vllaznia, do mund t'i gjeni edhe në Shkodër, në pikat e mëposhtme:

- Biletaria e Stadiumit "Loro Borici"

 Enjte - Shtune

 Ora 10:00 - 17:00

- Dyqani UNIVERSAL

 E marte - Shtune

 Ora 09:00 - 20:00

-  ONLINE

 https://shop.vllaznia.al/biletat/

???????????????????? ????????????????????????????????!”, thuhet në postimin e shkodranëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga