
Francesco Moriero ka folur pas fitores me Dinamos. Kurbinasit triumfuan 1-0 ndaj dinamovitëve, me bardhezinjtë që qëndrojnë në garë për mbijetesën.
Pas kësaj përballjeje, trajneri ka theksuar se vendosi bashkë me stafin që ta shikonte nga tribuna këtë përballje. Ndër të tjera foli për golin e anuluar në pjesën e parë.
“Fitorja? Vendosa bashkë me stafin që ta shikojë sfidën nga tribuna. Shikohet mirë. Të fitosh është gjithmonë mirë dhe e pash shumë mirë.
A ndihet mirë nga ana shëndetësore? Jam shumë mirë, jam pak i mërzitur për golin e anulluar. Episode që ndodhin dhe të penalizojnë gjithë vitin. Ne duhet të shpëtojmë dhe do të luftojmë deri në fund. Ky episod duhet të analizohet mirë. Një episode vendos një sezon të tërë.
Kemi bërë ndeshje të mira. Unë besoj deri në frymën e fundit. Janë edhe 3 pikë në pijatë. Është normale që ndeshjet e fundit fitorja nuk ka ardhur, por do të luftojmë deri në fund. Nuk duhet të mendojmë çfarë ka ndodhur, por duhet të hedhim sytë te sfida e radhës.
Mbrojtja me 4? Ishte e vështirë, pasi ndryshuam modul loje. Trajneri duhet të jetë i gatshëm për të ndryshuar dhe një plan B. Kemi punuar shumë këtë javë dhe çunat në fushë e interpretuan siç duhet sfidën”, ka përfunduar Moriero.