Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Besoj se e përsërisim tripletën”, Malota përpara Partizanit: Për mua është një ndeshje speciale

Shkruar nga NEWSPORT
“Besoj se e përsërisim tripletën”, Malota
Renato Malota

Egnatia do të presë në fundjavë në shtëpi Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Në prag të  këtij takimi të rëndësishëm, kapiteni i rrogozhinasve doli në një intervistë për “News 24” ditën e sotme.

“Ndaj Elbasanit vendosët një rekord të ri, tetë fitore në 8, ecuria më e mirë me Tetovën në stol, pyetja që shtrojnë të gjithë, kush mund ta ndalë Egnatian?

Asgjë nuk vjen rastësisht. Ka të bëjë forma e mirë e lojtarëve dhe prurjet e verës kanë treguar veten. Ne jo vetëm po fitojmë, por edhe po bindim me lojë.

Çfarë ndryshoi këtë periudhë Malota, kaq impakt kanë blerjet e janarit?

Siç e dimë, në verë patëm shumë lëvizje. Secili dëshironte kohën e vet që të përshtatej. Merkato e janarit mendoj se ka qenë fakor kyç, duke rregulluar disa pika të dobëta që kemi patur.

Këtë javë përballeni me Partizanit, ish ekipit tuaj, çfarë ndeshje pret?

Dihet që për mua është një ndeshje speciale. Sa i takon aspektit të ekipit, mendoj se është ndeshje e fortë. Bëhet fjalë për një kundërshtar që duhet patur frikë, ne i vlerësojmë maksimalisht.

Si kapiten, si lider i këtij ekipi, më thuaj të vërtetën, e diskutoni në skuadër, e besoni realisht se mund të mbroni titullin kampion? Nuk e ka bërë asnjë skuadër që pas Skënderbeut të famshëm…

Mendoj që i kemi mundësitë, pasi grupi është perfekt. Stafi, presidenca, të gjithë faktorët janë pro nesh. Askush nuk besoi te tripleta jonë, por ja që e bëmë. Kam besim se do përsërisim sërish. Objektivi ynë është që të arrijmë grupet në kompeticionet Europiane.

Malota keni fituar gjithçka në karrierë, jeni në një moshë, jo shumë të re, në aspektin personal, çfarë objektivi ke? Cili është ajo gjëja e fundit që kërkoni të arrini përpara se të tërhiqeni, psh Ronaldo kërkon 1 mijë gola, edhe pse 40 vjeç…

E vetmja gjë që unë do doja është që të shkojmë në grupet e kompeticioneve europiane. Kam luajtur në të gjitha fazat, edhe në Play off. Uroj që ta realizoj këtë vit, bashkë me shokët.

Jeni një ish i famshëm i shumë klubeve të mëdha në Shqipëri, por dua të ndalem vetëm tek katër ekipet e para. Keni qenë pjesë e Dinamos, Partizanit dhe Vllaznisë. Ku jeni ndjerë më mirë, apo te Egnatia?

Të gjitha ekipet kanë patur të mirat e veta. Te Dinamo kam dalë kampion, me Partizanin u afruam, te Vllaznia ndoshta kam kaluar momentet më të këqia të karrierës time. Kulmi i karrierës, tek Egnatia.

Mes katër ekipeve të para, përjashto, Egnatian, kë sheh si rivalin kryesor, kë sheh si ekipin më të kompletuar për të rivalizuar Egnatia?

Mendoj që Partizani, do fusja edhe Vllaznia. Këtyre të dyjave i druhem.

Jo vetëm Egnatia-Partizani, por kjo javë rezervon dhe një tjetër përballjë të fortë, Dinamo-Vllaznia, dy ish ekipet e tua, një koment të shkurtër, kë sheh favorit?

Nuk ka favorit, të dyja do jenë 50/50. Sa i takon ndeshjes tonë, ne do ia lejmë fushës.”, u shpreh Malota.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga