
Skënderbeu mposhti Bylisin sot me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Në përfundimin e takimit, lojtari i ndeshjes u zgjodh Nasr i cili dolli në prononcim për mediat.
“Jam i kënaqur që shënoj këto dy gola sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kishim përballë Bylisin një ekip që kemi shumë respekt. Humba edhe një mundësi, por pa problem sepse arrita të shënoj dy herë dhe duket sikur jam në formë të mirë.
Ajo çfarë është më e rëndësishme është se nuk pësuam gol. Nuk kam pasur asnjë problem tek Teuta, kam miq të mirë atje kam dhe marrëdhënie të mira me stafin. Nuk mund ta them problemin, e lashë skuadrën me gjithë respekt. E di që kemi një përballje ndaj tyre, por nuk është aq e rëndësishme në momentin që flasim. Përqëndrohemi më shumë në ndeshjen ndaj Elbasanit.
Ne besojmë në mbijetesën e Skënderbeut, nëse nuk besoj nuk do të vija këtu. Arritëm dy fitore në ndeshjet e fundit, të përqëndrohemi në ndeshjet e radhës. Agjërim të mbarë të gjithë besimtarëve muslimanë”, u shpreh Nasr.