Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bekim Balaj i lë “targën” rivalëve, sulmuesi shkodran fiton “Topi i Artë 2025”: Titulli është kthyer obsesion te Vllaznia, nuk dorëzohemi deri në fund

Shkruar nga NEWSPORT
Bekim Balaj i lë “targën” rivalëve, sulmuesi shkodran
Anila Basha, Armand Duka dhe Bekim Balaj

Sulmuesi i Vllaznisë Bekim Balaj është shpallur fitues i çmimin “Topi i Artë 2025” për kategorinë e meshkujve. Bomberi shkodran ia ka dalë të triumfojë ndaj rivalëve.

Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka që i ka dorëzuar trofeun 34-vjeçarit. Pas këtij suksesi, ka folur vetë protagonisti: “Dua të falenderojë të gjithë djemtë e Kombëtares për ëndrrën drejt Botërorit 2026.

Falenderoj De Biasin që më dha mundësinë të luaj te Kombëtarja për herë të parë. Titulli? Një pritje e gjatë. Fitimi i titullit është kthyer në obsesion.

I shkuam afër vjet, ama nuk dorëzohemi. Do tentojmë deri në fund për ta fituar. Falenderojë presidentin Alban Xhaferi, profesor Edi Martinin dhe tifozët shkodranë”.  

Poll

Lexo gjithashtu