Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bekim Balaj “fiket” në fundin e kampionatit, 7 ndeshje pa gola nga golashënuesi i Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Bekim Balaj “fiket” në fundin e kampionatit, 7 ndeshje pa gola
Bekim Balaj

Bekim Balaj nuk po kalon ditët më të mira përsa i përket golave. Kryegolashënuesi i Superiores numëron 7 ndeshje pa shënuar, përfshirë ndeshjet e kampionatit dhe Kupës.

Goli i fundit që erdhi nga sulmuesi i Vllaznisë ishte në barazimin 1 me 1 përballë Erzenit më 29 mars. Kujtojmë se nga kampionati i rregullt kanë ngelur 2 ndeshje, ndërsa kuqeblutë kanë siguruar dhe “Final 4”.

Balaj kryeson listën e golashënuesve me 17 gola dhe po shkon i sigurt drejt “Këpucës së Artë”. 33-vjeçari ka qenë pikë kyçe në rrugëtimin e Vllaznisë këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga