Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bast me drekë përsipër, zyrtari i Egnatias sfidon Ndrecën për t’i shënuar gol Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Bast me drekë përsipër, zyrtari i Egnatias sfidon Ndrecën
Edison Ndreca/ © Credits facebook.com/KFEgnatiaAlbania

Egnatia do të çelë siparin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore teksa përballet në transfertë me Dinamon, mbrëmjen e nesërme në orën 20:00 në Elbasan Arena. Kampionët në fuqi kanë objektivin kryesor të ruajnë fronin dhe organika u lejon të jenë sërish pretendentë për titullin.

Nën drejtimin e trajnerit Edlir Tetova dhe stafit teknik, lojtarët po i japin dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e parë. Për ta nisur me këmbën e mbarë sigurisht duhet fitorja dhe dikush ka një ‘arsye’ më shumë për të luftuar.

Edison Ndreca ka marrë një sfidë nga zyrtari i klubit, Xhevdet Zekaj i cili do t’i japë një drekë nëse arrin të shënojë.”Ndreca gati për Dinamon. Unë drekën po bëri gol, ai fanelën”, shkruan Zekaj.

Ndreca pritej të mungonte në ndeshjen e parë për shkak të problemeve fizike, por mesa duket ia ka dalë të rikuperohet në kohë për debutimin sezonal.

Bast me drekë përsipër, zyrtari i Egnatias sfidon Ndrecën
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga