Tirana u dënua nga Komisioni i Disiplinës që të luajë pa tifozë pjesën e mbetur të sezonit. Mirëpo ekziston një shpresë tek skuadra bardheblu para Derbit.
Vendimi është marrë prej më shumë se 1 jave tashmë, ndërsa i gjithë kampi rreth e përqark ambientin bardheblu është i irrituar me këtë vendim drastik. Një mpjesë e tifozerisë “lutet” për një mrekulli të mundshme. Tirana është ankuar në Apel tashmë dhe drejtuesit dëshirojnë që vendimi të merret para supersfidës me Partizanin, rivalin e përjetshëm.
Shanset janë shumë të ulta që vendimi i Disiplinës të ktheht mbrapsht, mirëpo dëshira për të pasur tifozë në Derbin e Kryeqytetit është e madhe. Nëse, gjykata mban “ison” e Komisionit atëherë ky do të jetë një derbi si rralëherë me shakllët e stadiumit bosh.
Dëmi nga çështjet gjyqësore përllogaritet të jetë te diku 15 milionë Lekë, nëse KF Tirana del e humbur nga apelimi i vendimit fillestar.