Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Barazimi ndaj Laçit, Bledi Shkëmbi: Nuk donim të dilnim nga mënyra e lojës sonë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi ndaj Laçit, Bledi Shkëmbi: Nuk donim të dilnim nga
Bledi Shkëmbi

Pika e marrë ndaj Laçit nuk ndihmoi Tiranën për tu larguar akoma dhe më shumë nga zona e ftohtë e renditjes.

Një barazim që për trajnerin e bardhebluve, Bledi Shkëmbi erdhi për shkak edhe të asaj që dhanë në fushën e lojës.

Nëse keni parë ndeshjen, kemi një mënyrë loje, pavarësisht se Laçi bënte presion lart. Ne nuk donim të dilnim nga mënyra e lojës tonë dhe mendoj që patjetër hasëm vështirësi në qarkullimin e topit, se kundërshtarët e Laçit ishin gjithmonë agresivë në kuptimin e mirë të fjalës. Por patëm disa momente që i kishim parashikuar si kur shkuam te porta e shënuam. E pritnim këtë lojë, e dinim si luan Laçi, një futboll agresiv dhe vuajtëm, kjo nuk diskutohet. Por në fund menduam se nuk bëmë diçka mjaftueshëm që të fitohet, pavarësisht se mund të themi shumë jo fati, jo administrimi i minutave apo lojës. Diçka nuk bëmë mirë. Mendoj se ekipi nuk ishte i lodhur, nuk jam për asgjë pishman se duke pasur gjithë javën me skuadrën e di mirë se si e sa mund të japë çdo lojtar” tha Bledi Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga