
Dinamo dhe Skënderbeu do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 16:30.
Një sfidë ku Dinamo vjen për 3 pikët që i duhen për kreun, e ndërs korçarët në vendin e fundit kërkojnë pikë jetike. Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante edhe pse skuadrat kanë objektiva të ndryshme.
Arsyeja kryesore pse do të jetë interesante janë statistikat që këto dy ekipe kanë përballë njëra-tjetrës. Në 21 ndeshje, Dinamo ka fituar 7, Skënderbeu po 7, ndërsa 7 të tjera kanë përfunduar në barazim.
Një baraspeshë totale në statistika, teksa ditën e sotme si dinamovitët ashtu edhe korçarët do të kërkojnë epërsinë.