Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

AXHENDA/ Kupa i lë vendin Superiores, Partizani - Tirana dhe 4 sfida të tjera interesante ndahen në dy ditë

Shkruar nga NEWSPORT
AXHENDA/ Kupa i lë vendin Superiores, Partizani - Tirana dhe 4 sfida
Kategoria Superiore

Pas angazhimeve në Kupën e Shqipërisë, vëmendja kthehet te kampionati, i cili po hyn në një fazë vendimtare me afrimin e “Final 4”. Java e 24-t pritet të jetë mjaft e rëndësishme për skuadrat, sidomos për ato që luftojnë për kreun dhe mbijetesën.

Ndeshja kryefjalë e javës së 24-t është Partizani – Tirana, një përballje që gjithmonë garanton spektakël. Të kuqtë dhe bardheblutë do të matin forcat këtë të diel në stadiumin “Arena e Demave”, me ndeshjen që është planifikuar të luhet në ora 13:30.

Po të dielën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera. AF Elbasani do të presë kryesuesit e Egnatias në shtëpi. Ndeshja është programuar të luhet në ora 17:00. Në të njëjtën orë do të luhet në Shkodër sfida Vllaznia – Bylis.

Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 24-t. Skënderbeu do të presë Laçin në shtëpi në ora 17:00. Edhe sfida Teuta – Dinamo City, do të luhet në ora 17:00. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

 JAVA E 24-T E ABISSNET SUPERIORE

Partizani – Tirana                     09.02.2025      13:30

AF Elbasani – Egnatia              09.02.2025     17:00

Vllaznia – Bylis                          09.02.2025      17:00

Skënderbeu – Laçi                     10.02.2025       17:00

Teuta – Dinamo City                 10.02.2025       17:00

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga