
Ilir Daja - Ivan Gvozdenovic
Elbasani dhe Dinamo do të përballen këtë të diel, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 19:00.
Dinamovitët mund të jenë më të favorizuar në këtë transfertë delikate dhe kjo për shkak të trajnerit të tyre, Ilir Daja. Ky i fundit ka statistika pozitive përballë homogolut, Ivan Gvozdenovic.
Në 4 përballjet e mëparshme, Daja ka fituar 2 prej tyre. Ndërkohë që 2 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe asnjë nuk është humbur nga “timonieri” i dinamovitëve.
Pritet të shihet nëse Ilir Daja do të “thellojë” këtë diferencë apo trajneri serb do të përmirësojë statistikat.
Poll