Partizani-Vora
Vora – Partizani do të përballen mes tyre ditën e martë për llogaritë e javës së 10-të të kampionatit. Ndeshje kjo që përkon edhe me nisjen e fazës së dytë të Superiores, duel që do të startojë në orën 16:00.
Kjo do të jetë hera e 4-të mes ekipeve që do të sfidohen mes tyre. në 3 duelet e të kaluarës, Partizani është dominues. Të kuqtë kanë fituar në të 3-ja rastet, duele këto që janë zhvilluar për llogaritë e kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.
Skuadra e Arian Bellait nuk ka mundur të shënojë asnjë gol ndaj kryeqytetasve, duke “dështuar” të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndërkohë “Demat” kanë dërguar topin në rrjetën e kundërshtarëve 5 herë.
Poll
