
Bledi Shkembi
Tirana ka humbur miqësoren e tretë në kuadër të fazës përgatitore në Ohër. Bardheblutë u mposhtën nga Struga me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Marjan Radeskit në minutën e 53'.
Trajnerët Shkëmbi e Osmani provuan thuajse të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion. Tirana mbyll kështu fazën përgatitore me dy humbje dhe një barazim. Shkëndija ishte disfata e parë dhe debutimi i Bledi Shkëmbit, ndërsa barazimi erdhi ndaj Ballkanit.
Bardheblutë do të rikthehen në kryeqytet ku do të vijojnë përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League përballë Torpedo Kutaisi më 11 korrik në Gjeorgji.
Poll