
Sebastjan Spahiu
Sebastjan Spahiu është një prej surprizave aktuale tek Egnatia. Mesfushori me tipare sulmuese nuk mori asnjë minutë në ndeshjet e Champions League.
Egnatia u eleminua, ndërsa trajneri Edlir Tetova deklaroi pas ndeshjes se nuk luan për shkak merite. Dhe pse asistoi golin që shpalli Egnatian kampion kundër Partizanit, Spahiu nuk shihet i vlefshëm për Egnatian aktuale.
Rrogozhinasit u eleminuan në mënyrën më të hidhur nga Champions League. Ishin penalltitë që vendosën kualifikimin e Borac Banja Luka.
24-vjeçari u afrua te Egnatia 1 vit më parë, pasi kishte mbyllur aventurën me Laçin. E ardhmja e tij mbetet me pikëpyetje, pasi Spahiu kërkon minuta.
Poll