
Arbitrat e ndeshjes
Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të diel për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 19:00.
Tashmë FSHF ka caktuar edhe arbitrat e kësaj supersfide, duke surprizuar me kryesorin. Gjqytar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Florjan Lata. Ndërsa asistentët e tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Xhuljo Mani.
Në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë Erjon Bylykbashi. Kurse në dhomën e VAR në ndihmë të Latës do të vijnë Kreshnik Bajramaj dhe asistenti i tij, Kreshnik Cjapi.
Poll