Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Arriti 300 ndeshje me Vllazninë, Ardit Krymi: Nuk janë thjeshtë numra, por vite pune, sakrificë dhe dashuri për njgyrat kuqeblu

Shkruar nga NEWSPORT
Arriti 300 ndeshje me Vllazninë, Ardit Krymi: Nuk janë thjeshtë
Vioresin Sinani - Ardit Krymi

Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme në “Loro Boriçi” ndaj Flamurtarit. Shkodranët triumfuan 3-2 ndaj vlonjatëve, por ky takim do të mbahet mend shumë gjatë nga njëri prej futbollistëve.

Ardit Krymi arriti 300 ndeshje me Vllazninë. Një shifër e rëndësishme për shkodranit, i cili para ndeshjesh mori edhe fanellën me numrin 300 nga drejtori sportiv, Vioresin Sinani. Ndërkohë ditën e sotme 29-vjeçari ka bërë një mesazh falenderues në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se nuk janë thjeshtë numra, por vite punë, sakrificë dhe dashuri për ngjyrat kuq e blu.

Jam i lumtur dhe krenar për këtë moment. 300 ndeshje me fanellën e Vllaznisë nuk janë thjesht numra, por vite pune, sakrifice dhe dashurie për këto ngjyra. Faleminderit klubit @kfvllaznia dhe cdo tifozi per mbeshtetjen qe me keni dhane gjithmone. Ky rrugëtim vazhdon”, ka shkruar Krymi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ardit Krymi (@arditkrymi)

Poll

Lexo gjithashtu