Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Armando Sadiku rikthehet në Superiore? Sulmuesi “zbarkon” në Elbasan dhe poston FOTON e veçantë

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Sadiku rikthehet në Superiore? Sulmuesi “zbarkon”
Armando Sadiku

Armando Sadiku aktualisht është pa kontratë. Sulmuesi mbylli pak javë më parë aventurën e tij në Indi te GOA dhe tashmë është në kërkim të një ekipi të ri.

Prej kohësh emri i tij flitet në Elbasan, me drejtuesit që “ëndërrojnë” transferimin e futbollistit të Kombëtares për t’i besuar edhe “çelësat” e sulmit. Lideri kuqezi ka shtuar edhe më shumë zërat për këtë lëvizje me postimin e fundit.

Nëpërmjet një postimi në “Insta-Story”, Sadiku shihet në stadiumin “Elbasan Arena” i shoqëruar nga Endri Duka dhe Orgest Gava. Ky i fundit është një ish-futbollist i verdhebluve dhe ndoshta diçka mes tyre po “zihet”.

Sadiku ishte në stadium pasi kishte preferuar të shikonte nga afër duelin mes Shqipërisë U-17 dhe Gjermanisë U-17, e vlefshme për Kampionatin Europian.

Armando Sadiku rikthehet në Superiore? Sulmuesi “zbarkon”
 

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga