Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Armando Cungu me “dhimbje koke”, dëmtohet mesfushori

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Cungu me “dhimbje koke”, dëmtohet mesfushori
Olsi Myrta

Laçi prej javësh vazhdon intensivisht përgatitjet për startin e Kategorisë Superiore. Armando Cungu po u jep ngarkesën e duhur futbollistëve, në mënyrë që të fitojnë sa më shpejt formën e tyre më të mirë.

Por së fundi është bërë me “dhimbje koke”, pasi është dëmtuar një nga lojtarët më premtues të skuadrës. Bëhet fjalë për Olsi Myrta, i cili nuk ishte i pranishëm as në miqësoren ndaj Vllaznisë.

Mesfushori me tipare sulmuesi gjatë stërvitjes me Kombëtaren U-19 ka pësuar një dëmtim, gjë e cila e ka detyruar të lërë grumbullimin e kuqezinjve. 19-vjeçari pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet për t’u rikuperuar.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7