
Arinaldo Rrapaj ka nisur “zjarr” këtë sezon të ri të Superiores. Mesfushori i avancuar i Partizanit ka shënuar 3 gola në 6 ndeshjet e para të kampionatit, duke ndjekur nga pas Bekim Balajn që kryeson me 5 të tillë.
Padyshim që Rrapaj ka qenë një nga pikat kyçe për Partizanin edhe sezonin e shkuar, ku nuk ka munguar fanella e titullarit në mbi 95% të ndeshjeve. Megjithatë, përsa i përket golave, 22-vjeçari nuk ka qenë “on top” sezonin e shkuar.
Por ky sezon i ri duket se e ka “ringjallur”. Në krahasim me sezonin e fundit, Rrapaj e ka “parakaluar” vetveten që tani përsa i përket shënimit të golave. 2 gola në 32 ndeshje të sezonit të fundit, janë lënë pas me 3 gola në 6 ndeshje.
Një lajm i mirë jo vetëm për mesfushorin që duke se ka rigjetur veten pranë portës për të shënuar sa më shumë, por edhe për Partizanin që tashmë nuk duhet të shpresojë vetëm te reparti i sulmit për golat.