
Skënderbeu do të luajë ditën e premte finalen e vogël ndaj Vllaznisë, për të përcaktuar më pas edhe ekipin e 3-të. Por pavarësisht kësaj sfidë, vëmendja në Korçë është te merkatoja.
Ermir Rashica dhe Dean Liço me shumë gjas ado të luajnë ndeshjet e fundit me korçarët ditën e premte. Të dy lojtarët mund të shiten gjatë verës dhe klubi të arkëtojë të ardhura.
Në fakt Ardian Takaj pret ofertat e duhura për dy “yjet” e skuadrës, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në këtë sezon. Ende nuk ka ndonjë ofertë konktrete për dy lojtarët, por siç dihet ka interesime nga Cluj dhe CSKA Sofia.
Kujtojmë se korçarët janë një nga skuadrat që kanë një strategji të mirë në shitjen e lotjarëve, teksa merkato pas merkato po fitojnë të ardhura. Kujtojmë se 450 mijë euro u shit Frenklin në merkaton e janarit dhe të njëjtën rrugë mund ta ndjekin edhe Rashica dhe Liço.