Tirana – Bylis është sfida e parë e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 10-të të kampionatit. Përballje kjo që do të startojë në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”.
Në këtë takim do të debutojë Ardian Nuhiu, i cili pas 2 ditës stërvitje me ekipin do të zbresë në fushë për të kërkuar fitoren me bardheblutë. Ndërkohë nga krahu tjetër gjen një Bylis të uritur, që synon vazhdimësinë në kampionst.
Ardian Nuhiu dhe Mirel Josa kanë shuar tashmë dilemat e tyre dhe kanë vendosur për titullarët që do të hedhin në fushë. Kështu janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të kësaj përballjeje.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Soler, Mensah, Patsatsia, Karabeci, Valerianos, Junior, Tabekou. Trajner: Ardian Nuhiu
BYLIS: Vashu, De Souza, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Walison. Trajner: Mirel Josa
