Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Anthony Taylor nuk do të jetë i vetmi, arbitra të huaj edhe për gjysmëfinalet e “Final – Four”

Shkruar nga NEWSPORT
Anthony Taylor nuk do të jetë i vetmi, arbitra të huaj edhe
Anthony Taylor

Siç dihet tashmë finalja e madhe e “Final 4” do të gjykohet nga një arbitër i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën Europiane. Anthony Taylor do të jetë kryesor në sfidën finale, por mesa duket nuk do të jetë i vetmi.

Nga sa mësohet arbitrat shqiptarë nuk do të preferohen as në gjysmëfinalet e “Final – Four”, të cilët janë të “detyruar” të ndjekin spektaklin nga tribuna. Ndeshjet më të rëndësishme të sezonit pritet të gjykohen nga arbitra të huaj. Kështu priten bilbila të tjerë europianë për të vendosur drejtësi në gjyëmsfinalet e “Final – Four”.

Mbetet të shihet se nga cilat vende  do të jenë arbitrat e tjerë, që pritet të gjykojnë në gjysmëfinalet e 17 dhe 19 majit. Ndërkohë Taylor do të gjykojë në sfidën e 26 majit. “Final 4” është risia e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve, për ta përmbyllur në mënyrën e duhur edicionin futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga