
Tirana – Vllaznia është një nga ndeshjet më të luftuara që do të luhet ditën e sotme. Klasikja e Shqipërisë vë përballë 2 ekipet që kanë më shumë histori dhe mjaft rivalitet në futbollin shqiptarë.
Përballje kjo që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:30 dhe që është e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Një sfidë e cila pritet të jetë mjaft emocionuese dhe që “mbërthen” tifozët.
Trajnerët kanë shuar çdo dilemë sa i takon formacionit. Bledi Shkëmbi nga njëra anë dhe Thomas Brdaric nga ana tjetër kanë zgjedhur 11-shen e tyre titullare.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Selmani, Vera, Mici, Dembele, Soler, Pergjoni, Smaci, Ndreca, Emmanuel, Kola, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Mala, Deliu, Andrey Yago, Stojanovic. Trajner: Thomas Brdaric.