
Te Tirana vazhdon intensivisht puna për sezonin e ri. Përveç lagimeve në masë që ka te kryeqytetasit një çështje shumë e rëndësishme që duhet të zgjidhet menjëherë është ajo e trajnerit.
Refik Halili dhe Agim Ibraimi po studiojnë çdo kandidat për stolin e bardhebluve. Aktualisht bisedimet vazhdojnë me Diego Longon, por tashmë një tjetër emër i njohur për Superioren ka dalë në skenë.
Sipas shtypit të shkruar bëhet fjalë për Zoran Zekic. Ish-trajneri i Partizanit aktualisht është pa një ekip dhe emri i tij po lakohet shumë në zyrat e bardhebluve. Po punohet shumë, ndër sa mundësia është reale që trajneri kroat të rikthehet në Superiore dhe të kalojë te rivalët e Partizanit.
Kujtojmë se 50-vjeçari drejtoi Partizanin për 2 muaj e gjysmë, ku më pas u transferua nga Demat te Rijeka, me këtë të fundit ka mbyllur aventurën para pak ditësh. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, teksa ditë të zhurmshme janë këto për bardheblutë.
