
Dinamo
Dinamo për fatin e saj të keq edhe në sezonin e ri do të duhet të “shtegtojë” për të luajtur ndeshjet e saj si pritëse. Kështu nga hedhja e shortit është mësuar edhe stadiumi ku dinamoviteët do të presin kundërshtarët.
Nuk do të jetë “Air Albania”, me “Blutë” që më këtë sezon si “shtëpinë” e tyre do të kenë stadiumin “Elbasan Arena”. Siç duket drejtuesit dinamovitë kanëe arritur marrëveshjen që ndeshjet të luhen në këtë impiant.
Kujtojmë se në të njëjtin stadium do të zhvillojë ndeshjet edhe Elbasani. Verdheblutë këtë sezon do të debutojnë në elitë, teksa do të synojnë të lënë gjurmë në Superiore.
Poll