
Federata e Futbollit, në kuadër të javëve të fundit të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe në prag të fazës Final Four, do të organizojë një sesion trajnimi me fokus tek elementët taktikë, përgatitja fizike dhe teknike, si dhe momentet e personazhet kyç të gjithë sezonit.
Ky event do të mbahet më 30 prill, në ambientet e “Arenës Kombëtare”.
Trajnimi do të titullohet “Abissnet Superiore në rreze X” dhe do të përmbajë prezantime nga specialistët e Drejtorisë Teknike dhe Departamentit të Skautizmit në FSHF, si më poshtë:
•Alarico Rossi – Kampionati shqiptar vs kampionatet europiane
•Iris Selimi – Ritmi i lojës: një element vendimtar
•Xhoen Tugu – Elementët taktikë të kampionatit
•Endi Cuci – Sa të rëndësishme janë goditjet standarde?
•Erion Meta – Të dhëna dhe karakteristika të portierëve në Abissnet Superiore
•Ardi Behari – Abissnet Superiore: një kampionat për të rinjtë?
•Ervin Bulku – 11-shja më e mirë e kampionatit
Ky trajnim është i hapur për specialistët e angazhuar në futbollin shqiptar, por edhe për të apasionuarit që dëshirojnë të thellohen në prapaskenat e asaj që ndodh përtej fushës së lojës.
Kostoja e pjesëmarrjes është 20 € dhe të interesuarit mund të regjistrohen duke kontaktuar në adresën e emailit: [email protected]