Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kote dhe Guxhufi ende jo gati”, Abilaliaj: Synojmë fitoren ndaj Dinamos, të gjithë kundërshtarët kanë nevojë për pikë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kote dhe Guxhufi ende jo gati”, Abilaliaj: Synojmë fitoren
Arbër Abilaliaj

Partizani do të përballet ditën e nesërme me Dinamon në transfertë në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Ditën e sotme, trajneri i “demave të kuq” Arbër Abilaliaj ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

“Do të keni mungesa për takimin ndaj Dinamo City?

Ende nuk i kemi konfirmuar 100% mungesat që mund të kemi. Mund të them që Kote dhe Gudjufi ende nuk janë rekuperuar plotësisht. Këta dy lojtarë janë në pikpyetje për momentin, ndërsa pjesa tjetër e grupit janë të gjithë të gatshëm.

Si e prisni sfidën e nesërme?

E thash edhe pak më parë që ne kemi nevojë të madhe për tu konfirmuar, për të konsoliduar mënyrën e lojës , për të marrë pikë. Le të themi nuk ka mënyrë më të mirë për të fituar ndaj një kundërshtari që po kalon një formë të mirë dhe ka në përbërje mjaft elementë të rëndësishëm. Duke marrë parasysh të gjitha këto , patjeter që edhe ne kemi marrë masat tona për tu futur në ndeshje dhe për të synuar fitoren deri në fund.

Keni presion tani që po afron faza “Final 4” e kampionatit?

Të them të drejtën ne jemi fokusuar gjithë këtë periudhë për të konsoliduar dhe gjetur ekuilibrin e duhur në ekip. Kjo gjë ka qenë mjaft e vështirë që ta gjesh në ndeshje duke patur parasysh që nuk ka qenë e mundur për të punuar me grupin. Këtë periudhë mendoj që kemi punuar goxha. Në ndeshjen e ardhshme paçka të gjithë vështirësive mendoj që të gjjthë ata që do të fillojnë nga minuta e parë dhe ata që do të aktivizohen pjesën e dytë mund të na çojnë drejt një suksesi të dëshiruar. Eshtë shumë e rëndësishme për ne çdo pikë. Eshtë një kampionat ku të gjithë kundërshtarët kanë nevojë për pikë. Kemi nevojë të konsolidohemi dhe të arrijmë diçka më shumë deri në fund, ndeshje ka. Kontigjenti gradualisht tani po vjen. Çdo ndeshje ka historinë e vet , çdo ndeshje është mjaft e rëndësishme. Ne jemi në një fazë tani ku pak rëndësi ka me kë luajmë, na intereson të krijojmë lojë dhe patjetër të synojmë pikët maksimale në çdo ndeshje.”, u shpreh Abilaliaj.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga