Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Ça the, ça the?", Ilir Daja ngacmon Hygerta Sakon: Ta thotë Kristo; moderatorja: I kam veshët pipëz unë (DEBATI PREJ PARTIZANIT)

Shkruar nga NEWSPORT
"Ça the, ça the?", Ilir Daja ngacmon Hygerta Sakon: Ta
Ilir Daja - Hygerta Sako/ Fotomontazh

Ilir Daja foli mbrëmë pas ndeshjes me Partizanin, ku skuadra e tij, Dinamo, arriti të triumfonte me rezultatin 2-0. Trajneri kryeqytetas në hyrje të prononcimit të tij, ngacmoi moderatoren dhe gazetaren e njohur Hygerta Sako.

Kjo e fundit gjendej në studion e emisionit “Supergol”, ndërsa tekniku i njohur nga Elbasani u shpreh: “Më vjen keq për Hygertën si tifoze e Partizanit”, kaq ishte deklarata e tij që nuk u kalua pa u evidentuar edhe në studio. Gazetarja ia ktheu menjëherë: “Çfarë, çfarë the?”

Ndërkaq, Daja për të kaluar këtë situatë live iu shpreh: “Ta thotë Kristo (gazetari Thomai) pastaj”. Por, Hygerta i kërkoi llogari për të dëgjuar edhe një herë atë që 59-vjeçari tha. “E dëgjova, e dëgjova, i kam veshët pipëz unë”, ia ktheu ajo, ndërsa trajneri dinamovit e mbylli duke thënë: “Ishte në kuadrin e batutës”.

Meqenëse është batutë, po zgjedh vetëm të buzëqesh”, deklaroi Hygerta. Ndërsa për t’i vënë kapak këtij debate të shkurtër, ndërhyri gazetari Kristo Thoma duke thënë: “Lojtarët në fushë dhe gazetarët në studio janë gjithmonë profesionistë, jo tifozë”.

Poll

Lexo gjithashtu