Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

900 mijë euro në lojë, Partizani dhe Egnatia luajnë ndeshjet vendimtare

Shkruar nga NEWSPORT
900 mijë euro në lojë, Partizani dhe Egnatia luajnë ndeshjet
Conference League/ Partizani - Egnatia

Partizani dhe Egnatia do të luajnë sonte sfidat që vendosin fatin e turit të dytë në Conference League.  Të dyja klubet e Superiores janë pritës në takimet e kthimit, ndërsa përballen respektivisht me Iberian dhe Vikingur Rejkjavik.

Sfida e Partizanit me gjeorgjianët merr jetë në “Elbasan Arena”, ndërsa rrogozhinasit luajnë në “Loro Boriçi”. Prej orës 20:00 do të nisin emocionet e tyre.

Ky kualifikim vlen shumë. Kalimi i turit të dytë do i jepte secilit prej klubeve nga 350 mijë euro. Po ashtu dhe 550 mijë euro të tjera, do të siguroheshin në rast eleminimi nga turi i tretë. Kështu flitet për të paktën 900 mijë euro në arkat e klubit.

Partizani duhet të përmbysë sfidën e parë të humbur 2-0. Në anën tjetër Egnatia ka fituar 0-1 në Islandë, kështu do i mjaftonte dhe barazimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga