
Elbasani – Egnatia është sfida tjetër e ditës së sotme që do të startojë në orën 17:00. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe premton të jetë mjaft e luftuar.
Rrogozhinasit vijnë në këtë sfidë me mungesa shumë të rëndësishme, teksa disa lojtarë janë me virozë, si Fernando, Sota, Guindo dhe Bakayoko. Ndërkohë mungesa për shkak dëmtimesh ka edhe në krahun tjetër, me Ivan Gvozdenovic që nuk llogarit Lleshin dhe Hakajn.
Si Tetova dhe Gvozdenovic kanë shuar çdo dilemë dhe kanë vendosur për formacionet titullarë. Trajnerët kanë zgjedhur 11-të luftëtarët e tyre të kësaj sfide, ku 3 pikët janë shumë të rëndësishme për objektivat e ekipeve.
Formacionet zyrtare:
ELBASANI: Abalora, Olberkis, Lulaj, Lila, Musta, A.Kasa, Qose, Ibrahim, Lajthia, Zhoel, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Sota, Xhemajli, Ndreca, Votlai, Aleksi, Lushkja, Zejnullai, Ujka, Bakajoko. Trajner: Edlir Tetova.