Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

6 gola në 2 derbet e fundit, Tirana “kërcënon” Partizanin me STATISTIKA

Shkruar nga NEWSPORT
6 gola në 2 derbet e fundit, Tirana “kërcënon”
Partizani - Tirana

Tirana – Partizani do të përballen mes tyre për herë të dytë në këtë sezon. Një derbi shumë i luftuar pritet në “Air Albania” duke nisur që nga ora 18:00.

Një përballje ku ekipet nuk janë aty ku kanë dëshiruar në fillim të sezonit, duke dështuarnë 14 javët e para të kampionatit. Fitorja e fundit e të kuqve në kampionat dhe rezultatet në 5 ndeshjet e fundit, duke se kanë rikthyer entuziasmin te skuadra, por sërish përballë bardhebluve janë “plogësht”.

Kjo pasi siç dihet dueli i parë i këtij sezoni mes tyre ka shkuar në favorin e Tiranës me shifrat 3-0. Po jo vetëm kaq, pasi edhe derbi i sezonit të kaluar ka përfunduar me të njëjtin rezultat.

Në këto kushte, plot 6 gola janë shënuar nga Tirana në portën e rivalit të tyre më të madh, Partizanit, ndërsa “Demat” nuk kanë mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës.

Duke u mbështetur tek këto rezultate dhe me shpresën për një tjetër fitore, bardheblutë do të synojnë fitoren e radhës në derbi për të shkelmuar edhe “krizën” në të cilën ndodhen.

Siç dihet pas 14 javësh kampionat, Tirana ndodhet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, ndërsa Partizani ka grumbulluar 10 pikë më shumë dhe mban vendin e 6-të në tabelën e renditjes.

Poll

Lexo gjithashtu