Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

500 lekë për “Guerrlisat”, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për sfidën ndaj Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
500 lekë për “Guerrlisat”, Vllaznia nxjerr në shitje
Ilustrim / Stadiumi "Loro Boriçi" - Ultras Guerrils

Vllaznia do të luajë këtë të shtunë përballë Partizanin supersfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 19:30.

Dy ditë para kësaj sfide, klubi shkodran ka nxjerrë në shitje dhe biletat. Për tifozët vendas çmimet variojnë nga 200 lekë, deri në 1500 lekë që është tribuna VIP. Ndërsa bileta në sektorin mik kushton 500 lekë.

Gjithashtu në Tribunën D bileta është 400 lekë, e në atë A dhe B kushton 1000 lekë të reja. Kujtojmë që në këtë sfidë Vllaznia vjen në vendin e 5-të me 14 pikë, kurse “Demat” me 16 pikë në krye të tabelës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga