
Tirana ka qenë makth për Skënderbeun në Korçë, gjatë 5 viteve të fundit. Kjo pasi Skënderbeu ka fituar takimin e fundit në kuadër të Superiores, më 23 nëntor të vitit 2019. Ndeshje e vlefshme për javën e 13-të të sezonit 2019/20, Skënderbeu e fitoi 2 me 1.
Prej atëherë janë luajtur dhe 6 takime të tjera. Dy i ka fituar Tirana, 1 me 2 dhe 0 me 4. Të tjerat janë ndarë barazim 0 me 0 ose 1 me 1.
Para vitit 2019, Skënderbeu ishte i frikshëm në Korçë kundër Tiranës. Tashmë mbetet për t’u parë si do shkojë ndeshja e ardhshme.
Të hënën ora 18:00, Skënderbeu pret Tiranën në një tjetër ndeshje të vlefshme për Superioren. Kujtojmë se korçarët numërojnë 1 pikë më shumë se kryeqytetasit në renditje, teksa pozicionohen në vendin e 5. Të dyja skuadrat po luftojnë për “Final Four”.