
FSHF ditën e sotme bëri të ditur edhe kalendarin e Superiores për javët e ardhshme. Një kalendar i ngjeshur do të jetë për skuadrat, ku duhet të “ndezin” mirë motorët për sfidat e radhës.
Saktësisht për 23 ditë do të luhen plot 5 ndeshje, ku priten të jetë mjaft të luftuara. Kështu java e 9-të e Superiores do të luhet më 19-20 tetor. Faza e dytë e Superiores nis më 25-26 tetor dhe sfidat e javës së 11-të do të luhet më 30-31 tetor.
Ndërkohë më 3-4 nëntor dhe 9-10 nëntor do të zhvillohen përkatësisht ndeshjet e javës së 12 dhe 13-të të Supeiores. Një detaj tjetër që bie në sy është edhe orari i ri që do të luhen sfidat. Kështu për herë të parë në këtë sezon tashmë disa ndeshje do të luhen edhe në orën 14:00.