
Barcelona do të shesë 5 lojtarë, pasi klubi pas transferimit të Dani Olmos duhet të rregullojnë “Fair Play” Financiar. Julian Araujo është i pari që mund të largohet, teksa bëhet me dije se ka marrëveshje me Bournemouth për shifrën e 10 milionë euro.
Tjetëri është Clemtn Lenglet, me francezin që duket se do të mbetet në La Liga, por kësaj radhe t’i bashkohet Atletico Madrid. Mikavil Faye do të largohet gjithashtu dhe Barcelona synon të fitoj 15 milionë euro. Monaco dhe Rennes janë dy skuadrat që e duan atë.
Vitor Roque është gjithashtu në listën e largimeve, me Barcen që synon të fitoj mbi 40 milionë euro nga shitja e tij. Pablo Torre gjithashtu ka disa oferta tërheqëse nga skuadrat spanjolle dhe mund të largohet gjatë ditëve në vijim.