
Egnatia është rikthyer te rezultatet pozitive dhe të mposhtë çdo kundërshtarë që i del para. Rrogozhinasit kanë arritur 5 fitore rresht mes Kupës e kampionatit.
Por ajo që bie në sy është se ekipi i drejtuar nga Edlir tetova në 5 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol. Timonieri i kampionave mesa duket ka arritur të gjejë “çelësin” e suksesit dhe të kthejë mbrojtjen në një “mur”, ku sulmuesit kundërshtarë nuk ia kanë dalë t’ia thyejnë.
Kështu fillimisht fituan me Kukësin në Kupë me shifrat 2-0, më pas triumfuan me Laçin në kampionat 1-0., për të vazhduar më pas sërish në Kupë ndaj Kastriotit, ku fituan 4-0. Fitore këto që u pasuan edhe me 2 të tjera në Superiore, ndaj Tiranës 4-0 dhe ndaj Vllaznisë 2-0.
Në total kanë shënuar 13 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Mbetet të shihet deri në sa ndeshje do ta mbajnë rrogozhinasit portën e paprekut, ndërsa vlen të theksohet se aktualisht kryesojnë Superioren me 39 pikë, 1 më shumë se Partizani e Dinamo dhe 2 më shumë se Vllaznia.