Te skuadra e Partizanit dita e sotme është festë. Një nga lojtarët e kuq feston 24-vjetorin e tij të lindjes.
Fjala është për Tedi Carën. Durrsaku sjell kështu pak atmosferë pozitive në ekip pas 4 ndeshjeve pa fitore në kampinat. Këtë sezon kavajasi është një pikë kyçe në formacionin e Orges Shehit.
Në 39 ndeshje, Cara i aka dalë të shënojë 12 gola dhe të dhurojë 5 asiste, duke ndihmuar “demat” për të marrë rezultate pozitive. Klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ja uruar Carës edhe 100 vite të lumtura dhe sa më shumë suksese me fanelën e kuqe.
Kujtojmë se Partizani ditën e djeshme u mposht nga Egnatian me shifrat 2-1, teksa mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 48 pikë. Ndeshja e radhës për të demat do të jetë derbi kundër Dinamos që do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në kryeqytet.