Vllaznia – Partizani parashikohet si kryendeshja e javës së 21-të në Superiore. Në prag të këtij ballafaqimi, ka folur sulmuesi ganez Bismark. Edhe pse premtoi se do shënonte 20 gola gjatë këtij sezoni, ndërsa e ka gjetur rrjetën mike vetëm në 1 rast, 24-vjeçari kërkon te jetë optimist.
Interesante është se në debutimin për kuqeblutë, ai shënoi gol pikërisht ndaj Partizanit dhe asistoi 2 herë, por më pas dëmtimet ndikuan në rënien e rendimentit:
“Po besoj që jam gati, do të dalim në fushë dhe po besoj që për nesër jam i gatshëm. Po jam mjaft i fokusuar, kam premtuar që do të shënoj 20 gola në sezon, por fatkeqësisht kam pasur disa dëmtime, por tani fokusi im është të shënoj këto gola.
Tani jemi më të motivuar dhe po kthehemi në formën e mëparshme, të vazhdojmë në këtë rrugë. Po ndjehem mjaft mirë në Shkodër, çdo gjë është shumë mirë.
Jam duke u kthyer në formën time më të mirë që isha më përpara, nuk është se kam luajtur mjaftueshëm, por do të marr më shumë minuta për tu rikthyer si më parë. Ky sezon është më i fortë se vitin e shkuar.
Jam i lumtur që kam zgjedhur Vllazninë se janë ekip më i mirë dhe me karakter, shpresoj që ky të jetë viti ynë. Ndjehet mungesa e teknikut Martini, por lojtarët janë të motivuar por e kemi objektivin tonë ku të shkojmë, është më mirë kur ai është në pankinë por janë situata kur duhet të japim më shumë se 100%.
Është më e domosdoshme fitorja jonë kundër Partizanit, të vazhdojmë me këtë ritëm, të marrim hap pas hapi si një finale. Nuk po mendojmë për titullin kampion, por vetëm për ndeshjen e radhës, do të jetë problem nëse nuk i marrim ndeshjet hap pas hapi. Për momentin as nuk e di ku do të jem në të ardhmen, do ta shohim”.
