
Ekipi i Laçit
Elbasani dhe Laçi do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 22 të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 17:00.
Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, me kurbinasit që kërkojnë 3 pikët e para kundër verdhebluve për këtë sezon. Sfida e parë e këtij sezoni përfundoi 1-0 në favor të Elbasanit, ndërsa e dyta në barazim 1-1.
Kurse në ndeshjen e sotme, Laçi i drejtuar ng Francesco Moriero do të kërkojë 3 pikët. Këtë fitore e kërkon jo vetëm për tu ngjitur në renditje, por edhe për të barazuar statistikat e këtij sezoni.
Poll