Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

27 goditje në kuadrat për 3 ndeshje, Vllaznia “konkuron” Bayernin me Barcelonën (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
27 goditje në kuadrat për 3 ndeshje, Vllaznia “konkuron”
Vllaznia

3 ndeshje, 7 gola dhe 6 pikë, ky është bilanci i Vllaznisë në këtë edicion të ri të Superiores. Ata e nisën me triumfin e pastrër 2 - 0 kundër Egnatias, për të vijuar me disfatën 1 - 3 karshi Dinamos dhe së fundmi suksesi i thellë me Partizanin 4 - 1.

Por nëse analizojmë goditjet në kuadrat, numri është i frikshëm. Në këto 3 javë kampionat, të besuarit e Edi Martinit e kanë “shënjestruar” portën rivale plotë 27 herë, ndërsa e kanë gjetur rrugën e rrjetës në 7 raste.

Produktiviteti të lë pa fjalë, aq sa mund të krahasohet me gjigantët e futbollit europian si Bayern Munich apo Barcelona.    

Poll

Lexo gjithashtu