Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

2 vite pa fitore në Rrogozhinë, Partizani për të thyer “tersin” ndaj Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
2 vite pa fitore në Rrogozhinë, Partizani për të thyer
Egnatia - Partizani

Egnatia – Partizani është supersfida e javës së 31-të të Superiores, takim që do të luhet në orën 15:00. Një duel shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë 3 pikët për të blinduar pozicionet e tyre.

Gjithmonë përballjet mes të kuqve dhe rrogozhinasve kanë qenë të luftuara, ndërsa kanë dhuruar emocione të mëdha me lojën e zhvilluar. Të dyja skuadrat janë përballur 12 herë mes tyre, ku një ndeshje është në kuadër të Superkupës së Shqipërisë.

7 ndeshje mes tyre kanë përfunduar në barazim, 4 janë fituar nga Partizani dhe vetëm 1 nga Egnatia. Rrogozhinasit kanë fituar në finalen e Superkupës. Por pavarësisht kësaj, kryeqytetasit nuk arrijnë të fitojnë në shtëpinë e Egnatias prej  2 vitesh. Triumfi i fundit në Rrogozhinë është më 14 maj 2022.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga