
Bylisi pas fitores spektakolare me Teutën synon një tjetër 3 pikësh të rëndësishëm ndaj Dinamos. Ballshiotët i janë larguar ndjeshëm zonës së “Play-Out”, por në Ballsh duan sërish pikë për të mos rrezikuar asgjë.
Kundërshtari i radhës është më i vështirë se durrsakët dhe për këtë Gentian Mezani është në dijeni të plotë. Timonieri a vazhduar intensivisht përgatitjet me skuadrën në mënyrë që të jenë sa më shpejt gati për dinamovitët.
Lajm i mirë për Mezanin është rikthimi nga pezullimi i 2 titullarëve. Ofori dhe Përgjoni do të marrin vendin e tyre në formacion, duke ia bërë më të lehtë lojën në mesfushë. Ndërkohë ka edhe lajme jo të mira për trajnerin e ballshiotëve.
Erik Berko do të jetë mungesa e madhe e tyre ndaj ekipt të Ilir Dajës. Golashënuesi i skuadrës nuk do të mund të luajë ndaj dinamovitëve për shkak kartonësh dhe do të jetë i pezulluar. Mbetet të shihet se te kush lojtarë do të mbështet Mezani në mungesë të Berkos.