
Bekim Balaj është padiksutim një ndër protagonistët kryesorë të këtij sezoni në futbollin shqiptarë. Sulmuesi shkodran po udhëheq Vllazninë drejt titullit kampion, ndërsa me fanellën e kuqe këtë sezon ka mundur të shënojë gola vendimtarë.
Saktësisht në sezonin e rregullt të Superiores e ka gjetur rrugën e rrjetës në 17 raste, duke vendosur kështu firmën e tij në 17 nga 54 golat e shënuar nga shkodranët. Tashmë deri në fund për të shpallur edhe skuadrën kampione kanë ngelur edhe 2 ndeshje.
Pikërisht 2 ditë para gjysmëfinales me Dinamon, Vllaznia ka bërë një postim për Bekim Balajn dhe ku tregon golat e shënuar. Ndërkohë shkruajnë se kapiteni është më i motivuar se kurrë për “Final – Four”.
Kujtojmë se sfida me Dinamon do të luhet ditën e dielë në orën 20:00. Sfidë e parashikuar të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” dhe fituesi i këtij çift do të kualifikohej për finalen e madhe të 12 majit.
View this post on Instagram