Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

150 kilometra larg kryeqytetit, zbuloni ku do të transmetohet derbi Tirana - Dinamo

Shkruar nga NEWSPORT
150 kilometra larg kryeqytetit, zbuloni ku do të transmetohet derbi Tirana
 

Tirana – Dinamo është supersfida e ditës së sotme në Superiore. Përballje kjo që do të luhet si asnjëherë më parë në Vlorë. Stadiumi i “Flamurtarit” do të presë derbin e kryeqytetit në orën 14:00.

Në këtë përballje për shkak të largësisë pre 150 kilometrash nga kryeqyteti mbështetja e tifozëve nuk pritet të jetë shumë e madhe. Shumë tifozë do të pozicionohen para TV për të parë këtë takim. Me mbështetësit e dy skuadrave që do të shijojnë 90 minuta spektakolare nga divani i shtëpisë.

Kështu kjo përballje do të transmetohet në RTSH 1 dhe do t’u japë mundësinë të gjithë tifozëve të shikojnë falas derbin e kryeqytetit.

Gjithashtu në  faqen zyrtare të RTSH bëhet me dije se sfidat Egnatia – Teuta do të transmetohet tek RTSH Sport, ndërsa Laçi – Vllaznia në RTSH 2, takime këto që zhvillohen po në orën 14:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga