Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

12 gola të realizuar sezonin e kaluar, Partizani gati të transferojë sulmuesin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
12 gola të realizuar sezonin e kaluar, Partizani gati të
Al-Hareth Hatam

Partizani i sezonit të ri do të ketë një revolucion në repartin ofensiv. Deri më tani, “Demat e kuq”, kanë arritur të transferojnë tre sulmuesë, Xhuliano Skukën, Judah Garcian dhe Vusal Isgandarli.

Megjithatë, misioni për të plotësuar sulmin tek Partizani ende nuk ka përfunduar. “Demat e kuq” tashmë kanë vënë në “shënjestër” një sulmues në kampionatin e Irakut.

Bëhet fjalë për Al-Hareth Hatam i cili pritet të jetë lojtari më i ri i Partizanit për sezonin e ardhshëm. 29-vjeçari i lindur në vitin 1996, aktualisht bën pjesë në skuadrën e Al-Qasim SC.

Në 36 takime të zhvilluara në kampionatin irakian, Hatam ka arritur të realizojë 12 gola dhe ka asistuar 3 herë. Sulmuesi nga Iraku luan si sulmues i majtë, i djathtë dhe si sulmues i dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga